Avokati Berisha: Gjykata Themelore në Pejë manifestoi mungesë diturie në rastin e Haki Rugovës NULL NULL 01.12.2021 18:40 01.12.2021 18:40 Besnik Berisha, avokat i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, deklaroi se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit, për ta liruar nga aktakuza të mbrojturin e tij, është i drejtë, i ligjshëm dhe i pritshëm për ta. Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Berisha u shpreh se ai i kishte paralajmëruar për këtë, pasi siç tha, qysh në ditën kur u shpall aktgjykimi dënues, Gjykata Themelore në Pejë, përveç mungesës së guximit, manifestoi edhe mungesë diturie në interpretimin e veprimeve të Rugovës. “Për pasojë, kishim një aktgjykim të kundërligjshëm, të cilin e atakuam në Gjykatën e Apelit, e cila i pranoi si të bazuara pretendimet tona ankimore dhe siguroi edhe një provë që ne e kishim paralajmëruar që në shqyrtimin gjyqësor dhe u konstatua se nënshkrimi i Haki Rugovës nuk kishte prodhuar asnjë efekt juridik me rastin e lidhjes së kontratës mes kompanisë së vëllait të tij dhe Komunës së Istogut”. “Këto veprime nuk përbëjnë vepër penale dhe gjykata, me të drejtë, gjeti se veprimet e Rugovës nuk i kishin ndihmuar e as shkaktuar asnjë pasojë të ligjshme ose të kundërligjshme as te komuna e as te biznesi, me të cilin kishte lidhur kontratë Komuna e Istogut”, deklaroi Berisha për Klan Kosova. Nga Gjykata Themelore në Pejë, Haki Rugova ishte dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, me akuzën për konflikt interesi, pas nënshkrimit të një tenderi për vëllanë e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025