Avokatët e Trump i quajnë akuzat ndaj tij “të rrezikshme” NULL NULL 19.01.2020 12:06 19.01.2020 12:06 Ekipi ligjor mbrojtës i presidentit amerikan Donald Trump ka dërguar përgjigjen e parë zyrtare lidhur me akuzat për gjykimin ndaj tij, duke i përshkruar ato si një “sulm të rrezikshëm ndaj demokracisë”. Në dokument thuhet se artikujt e gjykimit nuk arritën të pohojnë ndonjë krim dhe ishin një përpjekje “e pacipë” për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Përgjigja e avokatëve erdhi përderisa demokratët paraqitën raportin e shkurtër për procedurat. Hapja e deklaratave në gjyq do të fillojë javën e ardhshme. Trump është presidenti i tretë në histori të SHBA-ve që përballet me një proces gjykimi. Ai akuzohet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit – akuza të cilat i ka mohuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 1 minutë më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 12 minuta më parë