Avokatët e Selimit: Vendimi i tmerrshëm - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokatët e Selimit: Vendimi i tmerrshëm

NULL NULL
27/05/2015

Avokati i Sylejman Selimit, Gregory Guy Smith ka kërkuar para trupit gjykues që të mos dënohet me 14 vite burgim duke e cilësuar këtë dënim si shumë të rëndë.

Ai ka kërkuar që të mos bashkohen të dyja dënimet që gjykata ka shqiptuar, sot në rastin Drenica I dhe Drenica II. Vendimin e trupit gjykues e ka quajtur të tmerrshëm.

“ Kërkojë që gjykata të caktojë një dënim të tërësishëm për të dyja rastet” tha ai.

Pak fjalë për këtë vendim ka dhënë edhe avokati tjetër mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi.

Ai këtë vendim e ka quajtur politik, ndërsa ka thënë se ky është edhe një argument pse deputetët e Kosovës, nuk duhet të votojnë pro gjykatës speciale të premten, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë ankesë brenda afatit ligjor.

Ndërkohë të njëjten gjë e ka paralajmruar edhe avoakti i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ai është shprehur i befasuar me këtë vendim.