17:00, 25 Qershor 2019

Copëzat e avokadove të ngrira janë duke u shqyrtuar pasi kanë ngjallur shqetësim për shkaktimin e listerisë, ka bërë të ditur në raportin e fundit, Administrata e Ushqimit dhe e Medikamenteve.

Produktet e ngrënshme të natyrës të cilat qëndrojnë të ngrira u testuan nga FDA dhe testi rezultoi pozitiv pasi bakteret mund të shkaktojnë ethe dhe diarre, njofton Klan Kosova.

Sipas FDA-s, paketat që mund të kenë qenë prekur u transportuan në Alaska, Arizona, Kaliforni, Kolorado, Hawaii, Idaho, Nebraska, Nevada, New Mexico, Oregon, Dakota e Jugut, Uashington, Wyoming, Teksas dhe Utah.

Infeksionet e Listeria janë të pakëndshme për këdo, por mund të jenë të rrezikshme për gratë shtatzëna, të moshuarit ose ata me sistem imunitar të dobësuar.

Deri më tani, nuk janë raportuar sëmundje, por FDA po i bën thirrje kujtdo që bleu avokado përpara datës 11 tetor 2020, le t’i hedhin në kosh ato.

Konkurs Pune

Lexo më shumë