Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avioni rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë

NULL NULL
02.07.2024 20:14
Flamuri lituanez (në të majtë), dhe ai rus.
Flamuri lituanez (në të majtë), dhe ai rus.

Ministria e Jashtme e Lituanisë i ka bërë një protestë diplomatike Rusisë pasi një avion civil rus hyri në hapësirën e saj ajrore pa leje.

Avioni i linjës ajrore Pobeda hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë mbi detin Baltik për një minutë të dielën në mbrëmje, gjatë rrugës nga aeroporti Vnukovo i Moskës në aeroportin e Kaliningradit, tha ministria.

Lituania, fqinje me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi, dikur drejtohej nga Moska, por tani është anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Vendi ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën gjatë luftës dhe ka ofruar mbështetje ushtarake për vendin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.