Avionët suedezë zbulojnë bombarduesit rusë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avionët suedezë zbulojnë bombarduesit rusë

NULL NULL
21/05/2015
Ushtria suedeze tha se avionët e saj luftarakë kanë zbuluar dy bombardues rusë që kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik pranë kufirit të vendit.

Një zëdhënës ushtarak, Jasper Tengroh tha se aeroplanët fluturuan në ishullin suedez Oland, që ndodhet pranë Stokholm.

Rusia kritikon Suedinë për marrëdhënie të ngushta me NATO-n. Suedia nuk është anëtar, por së bashku me Aleancën kanë nisur ushtrimet më të mëdha detare në Detin e Veriut në fillim të muajit. NATO-ja e ka ftuar për herë të parë vendin për t’u bashkuar me organizatën.