Avdyli pas akuzës së Speciales për Mustafën: Duhet shtuar se viktimat ishin pjesë e LDK-së së Rugovës

Avdyli pas akuzës së Speciales për Mustafën: Duhet shtuar se viktimat ishin pjesë e LDK-së së Rugovës

NULL NULL
1 day më parë

Deputeti i Listës GUXO që bën pjesë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi që Prokurori i Speciales, Cezary Michalczuk, paraqiti sipas tij disa fakte që e bëjnë Salih Mustafën përgjegjeës për krimet e pretenduara të kryera gjatë vitit 1999 në Zllash.

Sipas Michalczuk, të gjitha viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë dhe se sipas tij, “faji” i vetëm i tyre ishte që ishin pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë, Haxhi Avdyli ka thënë se këtu duhet shtuar se viktimat ishin pjeë e LDK-së së Ibrahim Rugovës, e sipas tij, jo të LDK-së së mëvonshme.

““Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”. Veq duhet me shtu që ishin pjesë të LDK-së së Rugovës, e jo LDK-së së mëvonshme të tjetërsuar nga argatët e djallit”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Cezary Michalczuk: Të gjitha viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë, “faji” i tyre ishte se ishin pjesë e LDK-së (VIDEO)