Avdyli: Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia s’ka vend në politikë NULL NULL 29.11.2020 22:42 29.11.2020 22:42 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka reaguar pas humbjes shpalljes së rezultateve për kryetar të Podujevës, ku e kanë nxjerrë fitues Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes përballë kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari. Avdyli tha se mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë. Ai theksoi se mashtrimi e dyftyrësia nuk kanë vend në politikë. Postimi i plotë: “Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024