Avdyli: Ah ku je katandis LDK-ja ime NULL NULL 10.07.2020 23:45 10.07.2020 23:45 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur në Kuvendit e Kosovës në mes të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj. Për Avdylin një veprim i tillë është i papranueshëm. Ai tha se kur argumenti i shprehjes mungon, atëherë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Debati në Kuvend u ndërpre kur deputeti Xhavit Ukaj, iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila si kryetare, po e drejtonte seancën. Reagimi i plotë: “Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për kêso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024