Avdullah Hoti thotë se me marrjen e qeverisë do t’i dyfishojë subvencionet për bujqësinë NULL NULL 21.05.2020 08:58 21.05.2020 08:58 I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, po premton ndihmë shtesë për bujqit e dëmtuar nga reshjet atmosferike, në rast se merr timonin e qeverisë. Megjithatë ai po thotë se ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa, bashkë me komunat duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe të mbështeten, njofton Klan Kosova. “Me shqetësim dhe keqardhje po i përcjell raportimet për dëmet në bujqësi nga breshëri në disa komuna nëpër Kosovë. Ministri i Bujqësisë bashkë me komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto dëme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbështetje të bujqve të dëmtuar”. “Në programin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë së re kemi paraparë dyfishim të të gjitha subvencioneve në bujqësi, krahas masave tjera për mbështetje të kresive bujqësore dhe investimeve publike sisteme te ujitjes. Këto masa në detale do te prezantohet në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhje e parë të Qeverisë së re”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë