8:09, 3 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot do ta vizitojë Shqipërinë, me ftesë të homologut të tij Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Hoti do të ketë takime me liderët shtetërorë dhe politikë.

Ai në orën 10:00 do të pritet nga kryeministri shqiptar Edi Rama në “Pallatin e Brigadave”, derisa më pas të dy kryeministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Shefi i qeverisë kosovare më pas do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në dy takime të ndara, njofton Klan Kosova.

Hoti do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në një vizitë dyditore në Kosovë ku po ashtu takoi të gjithë liderët institucionalë dhe partiakë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë