10:49, 16 Dhjetor 2019

Avdullah Hoti nga LDK-ja po vlerëson se Procesi i Berlinit është mundësi e mirë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Përmes një shkrimi në Facebook ai tha se ky proces ka krijuar një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, me të vetmin qëllim që këto vende të përgatiten për tu anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Hoti shtoi se ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, si dhe pjesëmarrje në projekte si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimorë.

Ai gjithashtu foli edhe për sfidat që e presin vendin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë