17:41, 26 Mars 2020

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, i cili mbrëmë nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, u shkarkua nga detyra, i është përgjigjur deklaratave të Zëvendëskryeministrit tjetër, Haki Abazit.

Hoti përmes facebook-ut, thotë se Abazi po shfryen mllefin ndaj tij për shkak se nuk zgjati qeverisja e përbashkët për shkak të shefit të tij, Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

”Abazi po nxjerr vrerë ndaj meje. Po thotë të pavërteta me vetëdije të plotë, që as zogjtë e malit nuk i hanë. Unë nuk i kam faj që nuk zgjati qeverisja jonë e përbashkët dhe ai këtë e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vetë.

Ndoshta tash i kanë dhënë detyrë të më shajë mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyrë më herët të shante Vetëvendosjen e PDK-në.

Me këdo që kam punuar edhe një ditë të vetme unë mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po më lë hapësirë për këtë.

Sa i lumtur jam që nuk e kemi pranuar në LDK më 2018, kur më vinte në zyre e kërkonte të futej në strukturat tona. Intuita ime atëherë më thoshte se ky nuk është njeri i keq, por se nuk frymon LDK dhe si qasje dhe diskurs politik.
Këtë të fundit e kam besuar edhe atëherë, e shumë më tepër sot. Ndërkaq, për të parën tash e mora vesh se paskam qenë tepër gabim, se ky qenka edhe i ligë.

Eshte mirë ta pyes babën e vetë, dhe të turpërohet pak që pa asnjë të drejtë e pa asnjë fakt po e shanë një mik të mirë të babes së vet”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë