Avdullah Hoti flet për herë të parë si kryeministër: Mora postin në kohë të vështirë NULL NULL 03.06.2020 13:30 03.06.2020 13:30 Kryeministri i ri Avdullah Hoti i është drejtuar deputetëve për herë të parë në këtë cilësi duke iu premtuar llogaridhënie transparente. “Jam i nderuar që bashkë me kabinetin qeveritar kemi marrë besim për shërbimin vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të vështirë, ku ka nevojë për rimëkëmbje dhe nevoja imediate për të rindërtuar marrëdhëniet e prishura me partnerët strategjikë”. “Do të jemi llogaridhënës edhe në mbrojtje të Kushtetues. Ju siguroj që do të ndërtojmë një komunikim të ri mes Qeverisë dhe Kuvendit”. “Na presin shumë punë dhe ky Kuvend do të jetë i nxënë ditëve të ardhshme. Na priftë e mbara!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë