Ava Max publikon “Everytime I cry” (VIDEO)

Ava Max publikon “Everytime I cry” (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Këngëtarja amerikane me prejardhje shqiptare, Ava Max, ka publikuar këngën e saj më të re.

Projekti i ri muzikor i artistes me famë botërore titullohet “Everytime I cry”.

Këngëtarja këtë këngë e ka përcjellë edhe me videoklip, njofton klankosova.tv

Kujtojmë se para katër muajsh ajo ka publikuar këngën “My Head & My Heart”, e cila ka qenë mjaft e suksesshme, duke mbledhur rreth 45 milionë klikime në Youtube.

Ndërkaq kënga e saj më e suksesshme është “Sweet but Psycho” e cila në platformën Youtube është klikuar plot 700 milionë herë, dhe për shumë kohë ishte në top listat muzikore.

Më poshtë e gjeni linkun e këngës së re të Ava Max “Everytime I cry”