Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AUV mbyll lokacionin që u shfrytëzua si treg i kafshëve në Ferizaj

NULL NULL
23.03.2024 18:14
Inspektorati  i AUV-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë patrulluar në lokacionin që u shfrytëzua si treg i kafshëve në Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinar në Ferizaj ka marrë vendim për ndalim të aktivitetit ilegal i ushtruar si treg i kafshëve në fshatin Muhoc të kësaj komune.

Arsyeja për këtë është se aty nuk është ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës. Kështu bëri të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një postimi në Facebook, njofton klankosova.tv.

“Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve hapësira që është mbyllur si treg ka qenë hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë”, ka shkruar AUV-i.

Inspektorati  i AUV-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë patrulluar sot në vendin e lartcekur ku nuk kanë lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve në lokacionin në afërsi të tregut të kafshëve.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme