AUV-i për lehtësim të procedurave për ushqimin NULL NULL 05.06.2015 16:20 05.06.2015 16:20 Vonesat e shumta gjatë procesit të analizimit të produkteve të importuara, nevoja për thjeshtësimin e procedurave të licencimit dhe rritjen e efikasitetit të punës së inspektorëve në pikat doganore me qëllim të sigurisë së cilësisë së ushqimit. ishin disa nga çështjet të cilat u diskutuan në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci. Kryesuesi i Komitetit të Tregtisë të Odës Amerikane Avni Krasniqi,tha se është më se e nevojshme krijimi i procedurave sa më të thjeshta dhe të kuptueshme, të cilat janë lehtë të implementueshme edhe nga ana e bizneseve, duke mundësuar kështu lëvizje më të lehtë të mallrave. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Agjencisë që ai drejton në trajtimin e duhur të të gjitha shqetësimeve, sugjerimeve apo rekomandimeve nga ana e bizneseve, drejt krijimit të lehtësirave dhe një ambienti sa më të përshtatshëm të zhvillimit të veprimtarisë së tyre. Ai i informoi të pranishmit rreth punës qe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është dukë bërë drejt thjeshtëzimit të procedurave dhe ngritjes së nivelit të kontrollit, si dhe hartimit të një programi që ka të bëjë me importin e mallrave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 22 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë