Lajmet e fundit
Në Kalaticë të Podujevës, bagëti të dyshuara me sëmundje ngjitëse janë groposur në një hapësirë ku kullosin bagëti të tjera.
Banorët kundërshtojnë mënyrën e groposjes, duke thënë se mbulimi vetëm me rreth një metër dhe mund të paraqesë rrezik për përhapjen e sëmundjes dhe ndotjen e Liqenit të Batllavës.
Fermerët frikësohen se kafshët e tyre mund të infektohen, ndërsa pronari i bagëtive të groposura thotë se ka pësuar mbi 30 mijë euro humbje.
Banorët kërkojnë që kafshët të groposen më thellë ose zona të izolohet. Nga AUV kanë thënë se do të përgjigjen për rastin në ditët në vijim.