Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Autostrada Prishtinë-Mitrovicë, punë breshkash… (VIDEO)

NULL NULL
10.05.2022 23:13

Rregullimi i autostradës Prishtinë-Mitrovicë po merr dekada për finalizim dhe akoma nuk po përfundon.

Ka filluar që një kohë të gjatë të ndërtohet, por që assesi nuk arriti të përfundojë në kohën e caktuar.

Qysh në vitin 2009 kishin filluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën, mirëpo punimet janë zvarritur dhe ende nuk ka përfunduar ndërtimi i kësaj magjistraleje.

Faza e parë e punimeve nga Prishtina deri në Lumëmadh ka përfunduar, mirëpo faza e dytë nga aty deri në Smrekonicë ka mbetur ende pa u kryer.

Kjo pjesë e rrugës Mitrovicë-Prishtinë, ku përfshihet zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, ka kushtuar afër 25 milionë euro.

Në ndërkohë, sipas kontratës së Ministrisë së Infrastrukturës me konsorciumin “JV PE-VLA-KU Sh.p.k. PATISHTA PLOVDIV” për fazën e dytë të punimeve kohëzgjatja është paraparë të jetë 24 muaj.

Një pjesë e kësaj faze prej 16.95 kilometra, nga Smrekonica deri në Gojbule, veçse ka përfunduar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.