“Autostrada e Paqes”, Hoti: Lajm i mirë për realizimin e marrëveshjes së Washingtonit NULL NULL 15.09.2020 23:50 15.09.2020 23:50 Kryeministri Avdullah Hoti e ka cilësuar si lajm të mirë nënshkrimin për nisjen e procedurave për realizimin e “Autostradës së Paqes” që lidh Prishtinën me Nishin. “Lajm i mirë drejt realizimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ky projekt do të lidh Nishin me Prishtinën”, ka shkruar ai në Twitter. Good news towards fulfilling the #EconomicNormalization agreement signed at the @WhiteHouse. This project will connect Nis and Pristina. https://t.co/GWymSXhf3A — Avdullah Hoti (@Avdullah) September 15, 2020 Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar në SHBA (DFC) dhe Banka për Eksport-Import (EXIM) kanë nënshkruar sot letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të ndihmuar financiarisht ndërtimin e autostradës që pritet të lidhë Kosovën dhe Serbinë. “Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu, do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënieve të reja dhe të transformuara mes dy shteteve fqinje”, ka deklaruar kryetari i DFC-së Adam Boehler. “Autostrada e Paqes është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës dhe unë e vlerësoj punën e presidentit Donald Trump dhe gjithë administratës së tij për arritjen e kësaj marrëveshje historike”, ka thënë drejtuesja e EXIM Kimberly A. Reed. DFC dhe EXIM planifikojnë që të dërgojnë delegacione në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera. Following the historic #EconomicNormalization agreement signed by #Serbia and #Kosovo, @AdamUSDFC and @EximBankUS Chairman Kimberly Reed signed LOIs today with Serbia and Kosovo to help finance construction of The Peace Highway. More details ➡️ https://t.co/3RLy5DCxDh pic.twitter.com/R1RtW3JrrK — DFCgov (@DFCgov) September 15, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 38 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 52 minuta më parë