Autorja e “Harry Poter” kërcënohet pas mbështetjes për Rushdie: E ke ti radhën NULL NULL 14.08.2022 21:37 14.08.2022 21:37 Autorja e “Harry Potter” e njohur si JK Rowling, është kërcënuar nga një llogari nga Paksitani në rrjetin social Twitter. Pas mbështetjes që Rowling tregoi për Salman Rushdie i cili u sulmua me thikë në ShBA, autorja mori një mesazh kërcënimi ku thuhej “mos u shqetëso, ti je e radhës”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. E njëjta llogari që e kërcënoi Rowling postoi mesazhe duke thurur lavde për personin që e sulmoi Rushdie në një skenë në New York. Rowling pas mesazhit kërcënues ka lajmëruar policinë, ndërsa një zëdhënës i policisë së Skocisë tha se janë duke i kryer hetimet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.