17:43, 21 Gusht 2019

Autoritetet indoneziane po kërkojnë më shumë se 250 të burgosur që u arratisën nga një burg në perëndim të provincës së Papua.

Arratisja nga burgu ndodhi të hënën përderisa protestuesit dolën në rrugë në disa qytete duke bllokuar rrugët, dhe duke ua vënë flakët ndërtesave të ndryshme, këtu duke përfshirë edhe burgun.

Trazirat u shkaktuan nga ndalimi i studentëve nga Papua në qytetin Surabaya nën akuzat që ata nuk kishin respektuar flamurin indonezian.

Përforcime të policisë janë dërguar në Papua përpara protestave të planifikuara.

Të mërkurën, protestat në qytetin Timika që përfshinin rreth 1,000 njerëz u përshkallëzuan në dhunë ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë.

Turma, e cila raportohet se hodhi gurë në një ndërtesë parlamenti, u shpërnda kur policia gjuajti gaz lotsjellës dhe të shtëna paralajmëruese.

Konkurs Pune

Lexo më shumë