Lajmet e fundit

Autoritetet gjermane e kanë bërë përgjegjëse Rusinë për sulmin me dronë të muajit të kaluar në aeroportin e Leipzigut.
Një dron që mbante një pajisje shpërthyese u zbulua në aeroportin e Leipzigut në Gjermaninë lindore, pranë aeroplanëve ukrainas të mallrave, më 4 gusht.
Ai nuk shpërtheu pasi detonatori si duket ishte i dëmtuar, dhe hetuesit dyshojnë se një dron i dytë u përplas me një aeroplan mallrash aty pranë. Një dron i tretë thuhet se u gjet pranë aeroportit 10 ditë më vonë.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt tha se sulmi në aeroportin e Leipzigut ndoqi "modelin e mirëvendosur të operacioneve hibride ruse në Evropë" dhe supozimi ishte se Gjermania do të ishte përsëri në shënjestër.
Ai tha se ekzaminimi i pajisjeve të përdorura së bashku me gjetjet e inteligjencës vërtetuan përfshirjen ruse në sulm.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul, i cili po qëndronte pranë Dobrindt në një konferencë shtypi në Berlin, tha se do ta mbyllnin Konsullatën Ruse në Bon dhe do të shkëpusin kontratën e qirasë për një qendër kulturore ruse në Berlin, si pasojë e përpjekjes për sulm me dron në aeroport.
Ai njoftoi gjithashtu kontrolle më të rrepta hyrjeje për shtetasit rusë dhe u zotua të rrisë presionin mbi flotën në hije të Moskës.