Lajmet e fundit

Autori i krimit makabër, vrasjes së Arlinda Zekajt, Albert Sylaj, ka dalë para Gjykatës Themelore në Pejë.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani ka raportuar se seanca dëgjimore ka nisur, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë.
Ndaj Sylajt, është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale "Vrasje e rëndë".
Gjyqtari i rastit që do të vendos për këtë çështje penale është Sami Sharaxhiu.
I dyshuari u kap mbrëmë, pak para mesnatës në Deçan.
Klan Kosova do të ju mbajë të informuar lidhur me vendimin e gjykatës.
Ndërsa aktualisht, po mbahet protestë në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për viktimat. /Klankosova.tv