Autori i sulmit me shigjeta në Norvegji ishte i njohur nga autoritetet për radikalizëm

Autori i sulmit me shigjeta në Norvegji ishte i njohur nga autoritetet për radikalizëm

NULL NULL
2 days më parë

Një burrë i arrestuar për një sulm vdekjeprurës me hark dhe shigjeta në Norvegji ishte konvertuar në Islam dhe kishte dyshime nga policia se ishte radikalizuar.

Shtetasi 37 vjeçar danez akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.

Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt të fundit me personin në vitin 2020.

Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat ishin të gjithë të moshës 50 deri 70 vjeç, tha Saeverud.

Policia fillimisht ishte përballur me sulmuesin gjashtë minuta pasi sulmi filloi në orën 18:12, por ai më pas u arratis dhe i dyshuari nuk u kap deri në orën 18:47, 35 minuta pasi filloi sulmi.

Shefi i policisë tha se të pesë viktimat me shumë mundësi u vranë pasi ai u përball me policinë.c