18:50, 11 Shkurt 2019

Futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror mbi kanalin e La Manshit, vdiq pas goditjeve të rënda në kokë dhe në trup.

Vdekja e 28 vjeçarit u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu konfirmoi ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se trupi i Sala u nxor këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh, ku më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij.

28-vjeçari po fluturonte me avionin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist.

Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar, derisa të grumbullohet shuma prej 300 mijë paund për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij.

Ndërkaq, në vijim do të ketë një hetim që do të zgjasë 6 deri në 12 muaj për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë