Autobusët e Trafikut Urban nga sot qarukullojnë sipas orarit të rregullt

Autobusët e Trafikut Urban nga sot qarukullojnë sipas orarit të rregullt

NULL NULL
1 month më parë

Autobusët e Trafikut Urban nga sot do të qarkullojnë me orar të rregullt nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në ora 22:00 e mbrëmjes.

Kjo pas miratimit të masave të reja anti-COVID nga qeveria.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Kjo ndërmarrje bën thirrje të respektohen masat kundër koronavirusit, që të gjithë udhëtarët të bartin maska.

Po ashtu bëhet e ditur se për transportimin e udhëtarëve do të shfrytëzohen 50 përqind e kapaciteteve të autobusëve ashtu siç parashohin masat.