Autobusaxhinjtë e Vushtrrisë s’i durojnë kombit, protestojnë ndaj tyre (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 30/06/2022 nga Qendresa Tershana 30/06/2022 Të enjten, pronarët e kompanive të autobusëve që operojnë në linjën Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë, protestuan. Para komunës së Vushtrrisë, këta u ankuan se gjithë udhëtarët po ua marrin kombi-busët ilegal. Këta thanë se do të bllokojnë edhe autostrada e rrugë të tjera, nëse kërkesa e tyre për ndalimin e këtyre kombi-busëve nuk merret parasysh. Një protestë e ngjashme, planifikohet të mbahet edhe në Prishtinë, të premten.
Kulturë "Një amerikane në Kosovë 1981-1997", libri që sjell përvojën e autores në botën shqiptare 43 minuta më parë