Autobiografia e ish-kryeministrit britanik botohet në shtator NULL NULL 16.05.2019 22:11 16.05.2019 22:11 Autobiografia e David Cameronit do të publikohet në muajin shtator. Kështu ka thënë botuesi i tij i cili ka konfirmuar se libri autobiografik “For the Record” do të publikohet më 19 shtator. Kur planet për këtë libër u bënë publike për herë të parë, ish-kryeministri britanik tha se do të jetë i sinqertë. “Ishte një privilegj i madh për mua ta udhëheqë Partinë Konservatore për më shumë se një dekadë dhe vendin për më shumë se gjashtë vjet, si kryeministër. Unë mezi pres që ta kem mundësinë t’i shpjegojë vendimet që i kam marrë dhe arsyet se pse i kam marrë ato vendime. Unë do të jem i sinqertë për atë çfarë pati rezultate dhe çfarë jo”, kishte deklaruar ai, shkruan The Guardian. Libri do të flasë për vendimin e David Cameronit për të thirrur një referendum mbi anëtarësimin e Britanisë në BE dhe rezultatin e tij, gjë që e bëri atë të dorëhiqej nga posti i kryeministrit. Ky libër autobiografik gjithashtu do të flasë edhe për përpjekjet e tij për të reformuar ekonominë, mirëqenien dhe arsimin. We are pleased to announce that @WmCollinsBooks – an imprint of HarperCollins UK – will publish former Prime Minister David Cameron’s autobiography this autumn. FOR THE RECORD will be released on Thursday 19th September, in hardback, ebook and audio. pic.twitter.com/IQU5lZyslX — HarperCollinsUK (@HarperCollinsUK) May 16, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.