Auto Moto Park Albania po jetësohet NULL NULL nga Emanuell Syla 03.02.2023 15:25 nga Emanuell Syla 03.02.2023 15:25 Të premten është hapur konkursi ndërkombëtar për një projekt madhështor që do të financohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë. Në këtë konkurs morën pjesë kompani prestigjioze të cilat janë të interesuara për zhvillimin e këtij projekti. Aty doli të flas kryeministri shqiptar Edi Rama. “Për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë, ku ajo mungon plotësisht, dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë, ku një tjetër kategori vizitorësh do të mund të hyjnë për ta fuqizuar ekonominë dhe imazhin tonë”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Pastaj foli për peshën që ka ky projekt, duke e futur Shqipërinë në mesin e pakë shteteve ku aterojnë formulat. “Edhe ajo çka do të dukej krejtësisht e pamundur që në Shqipëri të kishim një garë të Formula 1, e ardhmja do të tregoj se edhe kjo do të jetë e mundur”, ka thënë Rama. Në këtë konkurs ndërkombëtar, deri në detajet më të imta u prezantua krejt ajo që pritet të ndodhë në Autoparkun e Elbasanit, e më pas për të vendosur se cili është projekti më i mirë për të vazhduar tutje. Pista do të ketë gjatësi 5.3 kilometra, duke përmbushur standardet që kërkon federata internacionale e automobilizmit. Veç shtegut për vetura garuese e formula, do të jetë edhe pista offroad për garat Motocross, trial dutocross dhe rrrallycross. Prezent ishte edhe njëri nga pilotët më premtues shqiptar Lirim Zendeli që ishte pjesë e Formula 2 dhe 3. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Rrëmujë pas përfundimit të ndeshjes Everton-Liverpool, shpërndahen tre kartonë të kuq (VIDEO) 12/02/2025