Austria përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Austria përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol

NULL NULL
04/09/2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim një delegacion nga Austria, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Ministrisësë Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në ndërtimin e institucioneve të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më këtë rast, Gashi vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë  shteti i Austrisë para luftës në misione diplomatike dhe me prezencëne saj pas luftës në shumë fusha, sidomos në fushën e sigurisë dhe në përkrahjen e vazhdueshme për anëtarësin në organizata të sigurisë.

„Anëtarësimi i Kosovës në organizata të sigurisë, sidomos anëtarësimi në INTERPOL është një prioritet kryesor i imi, i cili do t’i mundësonte  Kosovës qëtëkontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale, në mënyrë që të jetë pjesë aktive në shkëmbimine informacioneve për grupet kriminale“, theksoi ai.

Në takim  u theksua se Policia e Kosovës ka bashkëpunuar në aspektin operacional me Policinë e Austrisë në shumë raste, veçanërisht në rastet e krimit të organizuar trans-kufitar, trafikimit me narkotikë, kontrabandimin me migrantë dhe krimit kibernetik.

“Falënderoj Austrinë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë për Republikën e Kosovës në fushën e forcimit të kapaciteteve tona institucionale në luftimin e korrupsionit.Sa i përket aspektin institucional, si MPB disa shërbime i kemi digjitalizuar dhe  disa tjera janë në proces, të cilat kanëimpaktë drejtpërdrejtë në ndalimin e korrupsionit“, tha më tej ministri i brendshëm.

Ndërsa zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, theksoi se Kosova është një partner i rëndësishëm dhe nëpërgjithësiBallkaniperëndimorështë shumë i rëndësishëm nëaspektin e sigurisë.

Zyrtarja austriake, theksoi se vendi i saj mbështet pranimin e Kosovës në INTERPOL.