Lajmet e fundit

Sonte në orën 18:00, të gjithë sytë janë te përballja Austria - Kosova në UEFA Nations League.
Dardanët rikthehen në fushë për një tjetër sfidë të rëndësishme në Ligën B të UEFA Nations League, këtë herë përballë Austrisë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova, duke sjellë për tifozët kosovarë emocionet e plota të përballjes.
Pas duelit të sotëm, Kosova do të përballet me Izraelin më 1 tetor, ndërsa më 4 tetor do ta presë sërish Austrinë në Prishtinë.
