Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën NULL NULL 13.04.2018 14:22 13.04.2018 14:22 Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, bashkë me zv. kryeministrin Enver Hoxhaj, janë pritur nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Austrisë dhe Kosovës. “Si shteti i fundit në Ballkan që nuk kemi lëvizjen e lirë në vendet e Schengenit, shpresojmë se tash, pasi e kemi përmbushur kushtin e demarkacionit, do ta vazhdoni mbështetjen për të aplikuar procesin e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën”. “Po ashtu, mbështetemi fuqishëm në ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj edhe në procesin e integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha zv. kryeministri Hoxhaj, njofton Klan Kosova. Kryetari Sobotka i falënderoi dy zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës për vizitën. Duke uruar 10- vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, ai premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën, në të ardhmen. “Austria do të vazhdojë ta mbështetë Kosovën në rrugën e integrimit evropian, në veçanti liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, theksoi Sobotka. Në anën tjetër, duke folur për investimet e kompanive austriake në Kosovë, ai kërkoi më shumë siguri për investime në Kosovë. Gashi e informoi kryetarin e Parlamentit për ligjin e ri të investimeve strategjike, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për t’i mbështetur investimet e huaja me të gjithë mekanizmat që i ka në dispozicion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 1 minutë më parë
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 4 orë më parë