Austria bëhet vendi i parë i BE-së që e bën të obligueshëm vaksinimin kundër COVID-19 NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Parlamenti i Austrisë miratoi, të enjten, vendimin se vaksinimi kundër koronavirusit i të gjithë të rriturve në vend është i obligueshëm duke filluar nga shkurti. Kështu, Austria bëhet vendi i parë i BE-së me këtë vendim, pavarësisht se dhjetëra-mijëra qytetarë vazhdojnë të protestojnë ndaj masave të tilla në Austri dhe në mbarë Evropën. Ligji gëzoi mbështetje të gjerë në parlament, me vetëm ligjvënësit e ekstremit të djathtë që votuan kundër tij. Pas një “faze hyrëse”, që përfundon në mes të marsit, ata që refuzojnë të bëjnë vaksinën do të përballen me gjoba deri në 3 mijë e 600 euro. Mandati zbatohet vetëm për të rriturit dhe bën përjashtime për gratë shtatzëna dhe ato me kushte mjekësore, që i pengojnë të marrin injeksion. “Vaksinimi është një mundësi për shoqërinë tonë për të arritur lirinë e qëndrueshme dhe të vazhdueshme, sepse virusi nuk mund të na kufizojë më tej”, tha kancelari Karl Nehammer, shkruan DW, transmeton Klanksosova.tv. Austria, e cila ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh, ka pasur pothuajse 14 mijë vdekje të lidhura me COVID dhe 1.5 milionë infektime që nga fillimi i pandemisë. Derisa rreth 70% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Austria tani i bashkohet Ekuadorit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Indonezisë dhe Mikronezisë si ndër të vetmet vende në botë që e kanë bërë të obligueshëm vaksinimin.
Futboll Mourinho: Finale e bukur në një stadium e vend të bukur, jemi të gjithë të lumtur 26.05.2022 1: 01
Futboll Kumbulla pas fitores: Tani marrim mentalitet fituesi, me Romën një ndjenjë tjetër nga ajo me kombëtaren 26.05.2022 0: 57
Lajme Sekretarja e Jashtme britanike nesër në Bosnje: Duhet të sigurohemi që Putin të dalë humbës nga lufta 26.05.2022 0: 55