Austri: Zjarr në një spital, vdesin tre persona NULL NULL 30.05.2023 11:05 30.05.2023 11:05 Tre persona kanë vdekur në një spital në Austri. Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës në spitalin shtetëror në Modling afër Vjenës, pasi në një nga dhomat katin e tretë, shpërtheu një zjarr. Siç raportohet nga mediat austriake dy nga viktimat janë të moshës 78 dhe 81 vjeçares, derisa për të tretin ende nuk ka të dhëna. Zëdhënësi i spitalit Matthias Hofer, tha se ndihma për tre burrat që gjendeshin në dhomën ku shpërtheu zjarri erdhi shumë vonë. Po ashtu janë lënduar edhe 20 perrsona të tjerë, derisa 90 pacientë është dashur të transferohen. Lidhur me rastin Policia Federale dhe ajo e Shtetit kanë nisur hetimet./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dukagjin Lipa nominohet për Çmimin “Menaxheri i Vitit” nga “Music Business UK Awards” 7 minuta më parë