Austri: Vajza godet dy herë me çekiç nënën derisa ajo ishte në gjumë NULL NULL 23.06.2025 17:29 23.06.2025 17:29 Një 22 vjeçare në Austri dyshohet se ka sulmuar me çekiç nënën e saj 48 vjeçare derisa ajo po flinte në gjumë. Siç raporton gazeta gjermane, Bild, transmeton Klankosova.tv, sulmi ndodhi të premten në një apartament në Kitzbuhel, ku vajza kishte tentuar ta godiste në kokë nënën e saj dy herë, me qëllim që të vriste. Raportohet se 48 vjeçarja e mbuluar me gjak kishte ikur në banjë, dhe fqinjët kishin njoftuar policinë pasi kishin dëgjuar britmat. Bëhet e ditur se 22 vjeçarja është arrestuar dhe tani ndodhet në Burgun e Innsbruck-ut nën dyshimin për tentativë vrasjeje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli beson se së shpejti mund të arrijë objektivat ushtarake në Iran, thotë një zyrtar 6 minuta më parë