Austri: Aksidentohet autobusi nga Kosova, raportohet për 20 të lënduar NULL NULL 19.05.2022 08:32 19.05.2022 08:32 20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë. Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë. Të lënduarit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut. Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit. Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën që çon në drejtim të Vjenës, ku po zhvilloheshin punimet në në atë pjesë. Raportohet se autobusi ishte përplasur me rrethojat mbrojtëse të autostradës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024