Australia i kërkon Komisionit Evropian që ta rishikojë vendimin e Italisë për bllokimin e vaksinave

Australia i kërkon Komisionit Evropian që ta rishikojë vendimin e Italisë për bllokimin e vaksinave

NULL NULL
1 month më parë

Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë që të bllokojë eksportin e 250.000 dozave të vaksinave AstraZeneca në vend.

Kjo është hera e parë që janë përdorur rregulla të reja që lejojnë një ndalim të eksporteve të BE-së nëse kompanitë që prodhojnë vaksina dështojnë që të përmbushin obligimet që kanë ndaj bllokut.

Ky veprim ka nxitur tensione mes AstraZeneca dhe vendeve të BE-së mbi çështjet e furnizimit dhe vonesat.

Australia tha se humbja e “një dërgese” nuk do të ndikonte keq në shpërndarjen e saj.

Kryeministri australian, Scott Morrison, tha se pavarësisht se ka kërkuar rishikim të këtij vendimi, ai gjithashtu mund të kuptojë pse Italia e mori këtë vendim.

“Në Itali, njerëzit po vdesin me ritmin prej 300 personave në ditë. Sigurisht që mund ta kuptoj nivelin e lartë të ankthit që do të ekzistonte në Itali dhe në shumë vende në të gjithë Evropën”, tha ai.