Australia fillon pastrimin masiv të ngordhjes së peshqve NULL NULL 20.03.2023 09:33 20.03.2023 09:33 Një përpjekje e madhe pastrimi është duke u zhvilluar në Australi pasi miliona peshq ngordhën në një lum në Uellsin e Ri jugperëndimor. Peshqit do të pastrohen nga “zonat me densitet të lartë” por nuk do të jetë e mundur të hiqen të gjithë, ka thënë Policia. Policia siguroi banorët vendas se furnizimi me ujë mbetet i “cilësisë së lartë”, shkruan BBC. Një qendër emergjente është ngritur në qytetin Menindee në vend, për të koordinuar reagimin dhe monitoruar cilësinë e ujit. Duke përshkruar operacionin si “shumë sfidues dhe domethënës”, komandanti i Policisë, Brett Greentree tha se ngjarja ishte “e paprecedentë për sa i përket miliona peshqve që kanë ngordhur”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 2 months