Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Australi: Peshkaqeni afrohet vetëm disa metra larg plazhës (VIDEO)

NULL NULL
10.01.2023 00:14

Një peshkaqen i madh është parë pranë një plazhi të njohur në qytetin australian të Perthit.

Njerëz që ishin aty afër u detyruan të largoheshin, pasi peshkaqeni 2.5 metra i gjatë u pa rreth mesditës së 9 janarit.

Plazhi ishte plotë kur u afrua grabitqari, pasi aktualisht është pushimi i gjatë i shkollës verore në Australi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet ajrore treguan peshkaqenin duke u afruar në vijën bregdetare, vetëm disa metra larg nga notarët që shijonin ujin.

Në video shihet se si peshkaqeni për pak shkon drejt një gruaje, teksa një fëmijë në ato momente largohet nga uji.

Ndryshe, kjo është hera e dytë në një javë që një peshkaqen afrohet aq afër kësaj plazhe.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.