Australi: Kërkohet tërheqja e produkteve Nurofen (Video) NULL NULL 14.12.2015 11:00 14.12.2015 11:00 Një gjykatë australiane ka urdhëruar Reckitt Benckiser në mëngjesin e së hënës për të tërhequr nga tregu disa nga produktet e ilaqeve Nurofen të cilat shërbejnë për lehtësimin e dhimbjeve, transmeton Klan Kosova. Ky veprim vjen menjëherë pasi firma britanike raportohet të kishte mashtruar konsumatorët me marketingun e të njejtave me prodhimin e llojeve të ndryshme të ilaqeve kundër dhimbjes. Gjykata Federale tashmë ka vendosur që Nurofen kundër dhimbjes së shpinës, Nurofen kundër dhimbjeve menstruale, të njejtat kundër dhimbjes së migrenës etj, ishin në fakt identike me njëra tjetrën dhe se Reckitt Benckiser kishte ‘’sjellur ato në treg në mënyrë mashtruese’’ duke i etikuar ato për Sëmundje të Ndryshme secilën prej tyre, transmeton Klan Kosova. Tabletat Nurofen, janë shitur në pothuajse dyfishin e çmimit si qetësues dhimbjesh bëhet e ditur sipas 3 dyqaneve farmaceotike në Sydeny. Reckitt Benckiser kishte afat 3 muaj për të i tërhequr këto produkte Nurofen nga raftet australiane të tregut, transmeton Klan Kosova. Data për një seancë gjyqësore për gjobë ende nuk është caktuar megjithatë pritet të njoftohet në ditët në vazhdim, përderisa vet Reckitt mohoi se kishte bërë dicka të tillë për të mashtruar konsumatorët apo pacientët në fjalë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025