Australi: Arrestohet një person i armatosur pas të shtënave në një aeroport NULL NULL 14.08.2022 14:44 14.08.2022 14:44 Një burrë është arrestuar pasi disa të shtënave në aeroportin e Canberra të Australisë, duke bërë kështu që pasagjerët të vrapojnë të frikësuar. Policia thotë se të shtënat ndodhën në zonën e kontrollit të terminalit, por nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Burri u arrestua shpejt dhe iu gjet një armë zjarri, derisa motivet e mbeten të paqarta. Aeroporti i kryeqytetit është evakuuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Mediat australiane raportojnë se personi i armatosur shtiu me armë rreth pesë herë, ndërkaq vrimat e plumbave u panë më vonë në dritaret e xhamit të terminalit. Dëshmitarët përshkruan kaos dhe konfuzion në zonën e kontrollit të aeroportit, derisa rojet e sigurisë u kërkonin njerëzve të largoheshin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.