Austin nuk largohet nga QPR - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Austin nuk largohet nga QPR

NULL NULL
16/12/2015
Sulmuesi që këtë edicion ka shënuar 10 gola ka thënë se nuk do të kalojë në Premierligë në janar.

Sulmuesi i QPR, Charlie Austin ka thënë se ai do të qëndrojë në Championship deri në fund të këtij edicioni.

Austin, kontrata e të cilit skadon në verë, pasi shënoi 18 gola për QPR edicionin e shkuar dhe dhjetë në këtë të riun, është i lidhur me një largim nga skuadra.

Por 26 vjeçari ka thënë se ka premtuar tashmë që nuk do të largohet nga Loftues Road deri në fund të edicionit.

“Në fillim të sezonit i kam thënë Les Ferdinandit që nuk do të largohem para fundit të sezonit”.

“Prandaj nuk po shkoj askund”.

klankosova.tv