Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 27.01.2023 20:24 nga Qendresa Tershana 27.01.2023 20:24 Nga prangat shpëtoi. Andaj infermierja, Aurona Pelaj, e cila bashkë me dy koleget e saj që dyshohet se sulmoi fizikisht 70-vjeçaren, Minire Nura në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, tre muaj më parë, thuhet se lirimin nga paraburgimi po e shijon jashtë Kosovës. Dyshimin për shkuarjen e infermieres në Gjermani, i deklaroi avokati i të moshuarës, Meshari Selimaj. Kjo edhe mund të ndodh, pasi Gjykata Supreme, me vendim të së cilës u liruan infermieret, nuk parashikoi asnjë masë që parandalon diçka të tillë. Konfiskimi i pasaportave të tyre nuk e bëri as Prokurori Themelore e Pejës, pasi thonë se ishte këmbëngulëse se të njëjtat duhet të qëndrojnë në burg. Por, diçka e tillë nuk është e nevojshme për familjarët e infermieres pasi thonë se e bija e tyre gjendet në shtëpi. Pelaj duhet të jetë në Kosovë kur te thirrët në seancat gjyqësore të cilat pritet të nisin shpejt pasi sipas prokurorisë është çështje ditësh ngritja e aktakuzës ndaj tri të dyshuarave. Kjo nuk ndodhi deri tash pasi prokuroria po ret raportin mjekësor shtesë që iu bë të moshuarës, për të vërtetuar nëse e njëjta ka përjetuar dhunë edhe më herët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.