Auditori gjen parregullsi në Klinikën Kardiokirurgjike (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 30.10.2020 20:33 nga Arbreshë Uka 30.10.2020 20:33 Më e privilegjuara e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po del të jetë Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. Kështu ka gjetur raporti i Auditorit të Brendshëm sa i përket stimulimeve ndaj stafit të kësaj klinike për shkak të rrezikshmërisë që kanë. Këtë mbështetje financiare për herë të parë e kishte aprovuar Qeveria e Kosovës në vitin 2016. Mirëpo, sipas gjetjeve të raportit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së, të cilin e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se përkrahja e tillë financiare pas dy vjetëve nuk u aprovua nga ekzekutivi, veçse 200 mijë euro u ndanë për KKI-në për pagesa të ndërrimit të natës nga SHSKUK – shumë kjo që u miratua nga bordi i asaj kohe. E njëjta u bë edhe në vitin 2019, kur buxheti ishte rritur në 250 mijë euro. Shpërndarja e këtyre parave për stafin e KKI-së ishte bërë në bazë të performancës së secilit. Mirëpo, auditori ka evidentuar në raport se për katër muajt e vitit 2019 mungojnë evidencat sa i përket pagesave për ndërrim të natës dhe kujdestari. Edhe në ato raste kur auditori ka gjetur të dhëna thekson se ka mospërputhje të tyre. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë