22:27, 31 Janar 2019

Bora që ka përfshirë së fundmi disa pjesë të Evropës dhe të botës gjithsesi ka shkaktuar edhe probleme për vozitësit.Siç shkruajnë mediat e huaja, vështirësi të veçanta përjetuan sidomos shoferët e kamionëve në ngjitje malore.

Dhe një gjë e dëshmon një rast në rrugën Sarajevë-Foça e mbuluar nga bora, kur një kamion mbetet i bllokuar.Por arsyeja pse është publikuar një video nuk është bllokimi i kamionit në borë, por një shofer, përkatësisht një automjet tjetër.

Bëhet fjalë për shoferin e një veture Audi Q7 me targa të Podgoricës i cili i erdhi në ndihmë shoferit të kamionit.Duke u treguar “mjeshtër i vozitjes” ai e nxori kamionin nga bora, përcjellë Klan Kosova.