Aubameyang e pranon gabimin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aubameyang e pranon gabimin

NULL NULL
02/03/2017

Sulmuesi i Borussia Dortund Pierre-Emerick Aubameyang do t’iu qaset intervistave në mënyrë më të kujdesshme në të ardhmen.

Ai ka refuzuar të flasë më për të ardhmen e tij pasi që e pranon se komentet që i kishte bërë në të kaluarën ia kishin vështirësuar jetën, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Muajin e kaluar, sulmuesi e kishte ngjallur zemërimin e shefave të klubit të tij aktual  pasi që kishte pohuar se mund ta braktisë  këtë skuadër .

Ai e ka përsëritur disa herë dëshirën e tij për të luajtur një ditë me Real Madridin duke e mbajtur kështu një premtim që ia kishte dhënë gjyshit të tij.

“Unë nuk e di. Jam i përqendruar vetëm në këtë stinor dhe nuk dua të mendoj për ndonjë opsion në vitet e ardhshme”, tha sulmuesi nga Gaboni për DAZN.