“Atyre që na sulmuan, ua dhamë përgjigjen e merituar”, policët rrëfehen për sulmin në Banjskë (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 20:35 13.06.2025 20:35 Çka i panë sytë e dinë me saktësi. Por, çka dëgjoi, në ditën kur u bë sulmi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, polici Fahri Shala, nuk mund të rrëfejë me siguri. Në automjetin ku ishte ky atë ditë, iu gjuajt një granatë dore. Pasojat e detonimeve e të shënat me armë të rënda që grupi terrorristë ia drejtoi policëve kosovarë, po i vuan edhe Sedat Dushi. E pikërisht shpërthimi që i la këta me pasoja ndodhi në momentin kur këta po bisedonin për gjasat se në kamionë kishte eksploziv. Më e keqja ndodhi. Eksplodimi i instaluar nga serbët terrorristë ua vrau kolegun Afrim Bunjakun. Kur e mori vesh, përmes radiolidhjes që kolegu nuk jeton më, Sedati nuk deshi ta besojë. Në derë të spitalit u bind. Menjëherë i humbi ndjenjat. Sa dhimbje tash ka edhe krenari, që e fituan përballjen, por edhe që i mbrojtën banorët e Banjskës e pronat e tyre. Kjo humbje është edhe e kryeterrorristit Milan Radoiçiq, që sipas policit Shala është organizatori i krejt kësaj. Shokët e dyshuar të Radoiçiqit nuk bënë asnjë pyetje për policët kosovar, jo veç në këtë seancë të së premtës. Por, nga katër të tilla që u mbajtën veç këtë javë e ku u deklaruan shtatë dëshmitarë, këta nuk e hapën gojën asnjëherë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 3 orë më parë