Lajmet e fundit

Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të NATIONS League, ku do të përballet me një nga kombëtaret më të forta në botë, Austrinë.
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek nisja e ndeshjes, gazetarja Sala Gashi sjell detaje rreth atmosferës në kryeqytet.
"Dardanët" do të kërkojnë fitoren përballë austriakëve në mënyrë që të jenë në hap për të prekur Ligën A.
Derisa ndeshjen e kaluar, Kosova luajti baras 0:0 me Izraelin, derisa një javë më parë në Vjenë u mposht nga Austria me rezultat 3:1.
Kjo përballje transmetohet direkt në Klan Kosova dhe platformën kryesore televizive Artmotion.