Atletja shqiptare ndan përvojën e saj me Besa Trans: Policinë bullgare i korruptonin me 10 euro

Atletja shqiptare ndan përvojën e saj me Besa Trans: Policinë bullgare i korruptonin me 10 euro

NULL NULL
2 weeks më parë

Atletja Drita Islami ka shkruar për aksidentin që ndodhi në Bullgari, ku mjeti transportues ishte një autobus i agjencionit “Besa Trans”.

Islami tregoi për eksperiencën e saj me këtë kompani, duke treguar se policia bullgare e kishte ndaluar një autobus të kësaj kompanie për kontrollim teknik, dhe nuk e kishte kaluar testin për frenim, ku sipas saj, freni i dorës as që ishte në funksion.

“Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 herë të tjera gjatë të njëjtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj radhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim, kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare”, ka shkruar Islami në një postim në Facebook.

“Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompanie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, veturë normale për 5 persona, kurse ne bashkë me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët tona disa herë gjatë rrugës, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10 euro”, shtoi tutje ajo, transmeton Klankosova.tv.

“Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjeteve të tyre, dhe nuk mban përgjegjësi për jetën e udhëtarëve”.

“Për mua ishte hera e parë dhe e fundit që udhëtova me këtë kompani, pasi që isha vet dëshmitare se kjo kompani mban 0 përgjegjësi për jetën e udhëtareve, përfundoi atletja e cila ishte pjesë e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Në aksidentin e ndodhur të martën në orët e para të mëngjesit, 45 persona humbën jetën ndërsa po udhëtonin me autobusin që u përfshi nga flakët.